INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E trishtë! Ndahet nga jeta modelja e njohur, zbulohet arsyeja [FOTO]

E trishtë! Ndahet nga jeta modelja e njohur, zbulohet arsyeja [FOTO]

Publikuar më: 19:20 18-07-2018

Anabelle Neilson modelja dhe ylli anglez i shfaqjes televizive “Ladies of London” është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër. Familjarët e modeles 49 vjeçare Annabelle kanë konfirmuar se vdekja e saj ka ardhur si shkak i një ataku kardiak.

Familja është tronditur shumë nga vdekja e Annabelle, këtë e ka konfirmuar motra e saj Millie në një deklaratë në emër të familjes, duke i kërkuar gjithashtu medias që të respektojnë privatësinë e familjes në kto momente dhimbje për ta. Modelja angleze nisi karrierën e saj në botën e modës në moshën 22-vjeçare duke u bërë muza e stilistit të famshëm Alexandër McQueen.

ANNV.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662