INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ‘zhveshi’ Ermal Mamaqin për ditëlindje, por më pas u pendua, çfarë ka ndodhur me Rashel Kolanecin?[FOTO]

E ‘zhveshi’ Ermal Mamaqin për ditëlindje, por më pas u pendua, çfarë ka ndodhur me Rashel Kolanecin?[FOTO]

Publikuar më: 11:47 22-03-2018

E mori famën në daljen publike në emision me Ermal Mamaqin dhe po ashtu edhe pas largimit, Rashel Kolaneci vazhdon të jetë një nga femrat më të komentuara në rrjetet sociale.

Ashtu siç e pamë ditën e djeshme Mamaqi ka festuar 36-vjetorin ku nuk mungoi edhe urimi nga ish-bashkëpuntorja e tij.

Rasheli kishte zgjedhur ta uronte moderatorin me një foto qesharake të këtij të fundit, urim ky që ishte goxha i ndryshëm nga të tjerët.

“Miku im i mirë Ermali beson në ligjin e tërheqjes, pra ai thotë përherë se universi i dëgjon dëshirat tona. Dhe po, Ermali më tërheq me fuqinë e tij te pamatë qesharake Ermalin e kam dhe e dua si mik se me bën përherë te qesh! Nëse universi i dëgjon dëshirat tona, atëherë miku im u beftë 1000! p.s prapaskenat e reklamave dhe kohërave me te bukura”,-shkruante Rasheli në postimin e saj në Instagram.

Pavarësisht këtij urimi kaq të veçantë një detaj tërheq goxha vëmendje. Pasi e uroi dhe mori përgjigje nga Ermali, Rasheli e ka fshirë foton nga Instagrami i saj.

Çfarë të ketë ndodhur vallë mos ndoshta bukuroshes i është mbushur mendja se e ka ekzagjeruar paksa, apo thjesht të jetë një veprim që sipas Rashelit duhej bërë?

Sido që të jetë dje bukuroshja me urimin e saj na tregoi se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me moderatorin.

ftyn_34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564