INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ecni, vraponi forconi më shumë trurin, jeni edhe më të lumtur

Ecni, vraponi forconi më shumë trurin, jeni edhe më të lumtur

Publikuar më: 12:05 10-08-2018

Jeni të lodhur dhe të stresuar nga përditshmëria por ju mund të jeni më të lumtur edhe thjesht duke ecur.

Aktiviteti fizik në vecanti sporte aerobike si vrapi, ecja , bicikleta, apo thjesht punët e shtëpisë si dhe kujdesja për kopshtin janë ndër armët kryesore për të forcuar shëndetin tuaj mendor .

Një studim i realizuar mbi plot 1.2 milionë persona tregoi se ushtrimet fizike reduktojnë me 43% ditët e mbushura me probleme të shëndetit mendor, të shkaktuara nga stresi apo problemet emocionale.

Por kujdes me dozën e aktivitetit fizik.

Studiuesit e Universitetit Yale në SHBA nënvizuan se duhet patur kujdes pasi praktika e tepërt e sporteve përkeqëson mirëqenien psikike dhe nuk duhet të kaloni më shumë 3-5 herë në javë aktivitete fizik dhe jo më shumë se 45 minuta në ditë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm për të siguruar një mirëqënie edhe më të mirë për trurin tuaj është edhe aktiviteti i kryer në grup apo i shoqëruar.

Ekspertët amerikanë mblodhën informacione për llojin e aktivitetit fizik të kryer nga disa persona në 30 ditë. Atyre iu kërkua gjithashtu të raportonin se sa herë në ditë ishin ndjerë jo mire psikologjikisht , të stresuar apo nuk kishin qënë në humor.

Gjatë analizës u pa se mesatarisht secili kishte patur rreth 3.4 'ditë të këqija' nga pikëpamja e mirëqenies psikologjike. Dhe krahasuar me ata që nuk kanë janë marrë me ushtrime fizike u vu re shqetësimet ishin reduktuar me rreth 43%.

Këshilla e mjekëve është e thjeshtë nëse vendosni të merreni me aktivitet fizik mos e ekzagjeroni, pasi mund të ketë edhe efeket të kundërta pasi ata që ushtron sport më shumë se 90 minuta në ditë në realitet kanë më shumë probleme nga ana e shëndetit mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031