INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe sikur nëna të jetë e keqe...

Edhe sikur nëna të jetë e keqe...

Publikuar më: 09:38 07-05-2018

Nuk ka gjyshe në botë që mund të zëvëndësojë nënën. Edhe sikur nëna të jetë e keqe, detyra e gjyshes është të mos bëhet më e mirë se nëna. Ajo duhet të ndihmojë nënën që të nxjerri më të mirën nga shpirti për fëmijët e sajë, kjo është gjyshja. Por mesa duket qënka shumë e vështirë që gratë të mund të bëhen gjyshe prej vërteti. Edhe pse ka shumë gjyshe të mira, të thjeshta e të mënçura, që janë krah nënave të reja, shumica lë shumë për të dëshiruar. I pushton një lloj zilije që nuk arrijnë dot ta komandojnë. Ndërhyjnë vënd e pa vënd ndërmjet nënës dhe fëmijëve. Pa menduar fare që nipërit dhe mbesat e tyre, duan të dinë fjalën e nënës. Ato gjyshe që ndërhyjnë brutalisht dhe shëmtuar duke përdorur fëmijët dhe duke ja kundërvënë nënës, po kështu, pa përgjegjsi janë sjellë edhe me fëmijët e tyre. Ky konflikt femër-femër, femër e re-femër e vjetër, i cili fillon e tirret që herët në marëdhënien nënë-vajzë, vazhdon të jetë prezent në ditët tona, po aq i egër sa në kohërat e shkuara. Natyrisht nënat e reja kanë fituar një lloj kurajo, por prap janë peng i frikës nga nëna. Ky konflik nuk është kaq i thjeshtë, nuk është konflikt midis dy grave, nuse vjehrë apo nënë vajzë. Jo, është konflikt pushteti femër femër, i ushqyer nga mënyra patriarkale e të jetuarit e të menduarit.

Me jele të posaçme nga Lira Gjika

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443