INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama artikulon sërish ''Shqipëri e Madhe''! Po këtë herë jep dhe sqarime…

Edi Rama artikulon sërish ''Shqipëri e Madhe''! Po këtë herë jep dhe sqarime…

Publikuar më: 14:15 15-01-2019

Kryeministri, Edi Rama ka artikuluar sërish termin Shqipëri e Madhe, ndërsa ishte në përurimin e hapjes së zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit. Por këtë nuk e lidhi me zbatimin e marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

“Kjo nuk është për Shqipërinë e Madhe dhe dua ta përsëris se kjo është një sajesë e armiqve të shqiptarëve. Nëse duan ta vazhdojnë këtë diskutim ne jemi gati, nuk kemi asgjë për të fshehur ëndrra jonë është publike. Ne i besojmë të vërtetës që një ëndërr që populli e sheh me sy hapur e realizon, por jo tek kjo,” tha Kryeministri.
Unfikimit i pikave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, që nisi sot nga Durrësi sipas Ramës do të realizohet dhe me dy shtete të tjera fqinje. Ai veçoi Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826