INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama drejton qeverinë nga Berati

Edi Rama drejton qeverinë nga Berati

Publikuar më: 10:45 23-02-2018

Një traditë e re e qeverisë Rama 2. Çdo muaj mbledhjet e Këshillit të Ministrave zhvillohen në një Qark të ri, ndërsa parashikohet që të kalohet të paktën 2 ditë në këto zona. Rama ka zgjedhur fundjavat për të drejtuar mbledhjen e qeverisë në rrethe, dhe kësaj radhe është zgjedhur Qarku i Beratit. Këshilli i ministrave do të mblidhet këtë të premte në Berat.
Para mbledhjes së orës 16.00 dhe një orë më pas konferenca e kryeministrit, kabineti do të inspektojë punimet në përfundim të aksit rrugor Ura-Vajgurore- Kuçovë, Dragot, rreth 13 km.
Më pas do të diskutohen dhe planet e zhvillimit të qarkut të Beratit. Ndërsa të shtunën i gjithë kabineti do të mbjellë pemë në zona të ndryshme të qarkut, e më pas do të jetë takimi me drejtues të administratës vendore e qendrore ku do të diskutohet për shërbimet publike, reformën e ujit, skemën mbështetëse në bujqësi dhe prioritetet rajonale.

Article Logic
Execution time: 0.0022289752960205