INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama takohet me Hashim Thaçin [FOTO]

Edi Rama takohet me Hashim Thaçin [FOTO]

Publikuar më: 12:40 20-01-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ka qenë vet kreu i qeverisë shqiptare, Rama ai që bëri të ditur takimin duke publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram. “Fotografia e Ditës” është mbishkrimi që shoqëron foton e shpërndarë nga numri një i qeverisë.  Rama dhe Thaçi shihen së bashku në një lokal  duke pirë kafe, ndërsa nuk është bërë i ditur qëllimi i këtij takimi, por dy liderët duket se ndajnë të njëjtin mendim përsa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, lidhur me korigjimin e kufijve. Ndërkohë Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Haradinaj janë përplasur për idenë e korrigjimit të kufijve por edhe atë të taksës të vendosur ndaj produketeve serbe dhe të Bosnjes. Një ditë më parë Presidenti Thaci, kritikoi ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj . Në shkrim ai shprehet se nuk duhet rrezikuar raporti  me SHBA-në dhe se duhen dëgjuar këshillat e tyre, duke aluduar në kërkesën e fundit që Amerika ka pasur ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Ndërkaq Presidenti kosovar shprehet se arroganca ndaj BE nuk e bën krenar përkundrejt  aleatëve dhe SHBA-së.

Article Logic
Execution time: 0.0032250881195068