INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama tek konviktet, Monika Kryemadhi e ndjek pas [VIDEO]

Edi Rama tek konviktet, Monika Kryemadhi e ndjek pas [VIDEO]

Publikuar më: 18:15 22-12-2018

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjatë vizitës së tij, Rama ka parë nga afër të gjitha ambientet. Ai tha se punimet në këto konvikte do të jenë pararoja për godinat e tjetra. Sipas Ramës në punimet për transformimin e konvikteve janë duke u zbatuar standarde dinjitoze dhe europiane. "Kjo do të jetë pararoja e standarteve të transformimit. Do të vendosen standarte dinjitoze", u shpreh kryeministri.

Por ndërsa Rama ishte atje, disa minuta më vonë në të njëjtin vend doli kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nga ku tha se Rama mashtron. “Sapo pamë transmetimin live të kryeministrit tonë mashtrues, i cili përveç se vazhdon mashtron duhet demaskuar në çdo sekondë. Ky është një projekt i 2011-ës i cili duhet të kishte mbaruar në 20 dhjetor të 2018-ës” , tha Kryemadhi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383