INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama zbulon çfarë do i kërkojë kancelares Merkel në takim

Edi Rama zbulon çfarë do i kërkojë kancelares Merkel në takim

Publikuar më: 15:36 29-04-2019

Kryeministri Edi Rama para zhvillimit të takimit me kancelaren Angela Merkel ka zbuluar se ku do ta fokusojë ai bisedën. “Do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim”, ka thënë Rama për Top Channel.

Ai zbuloi po ashtu se në samitin në Berlin një sesion i posaçëm do i kushtohet dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë pikë, ai qartësoi qëndrimin e shtetit shqiptar. “Të gjitha çështjet janë të përfshira, por ka edhe një sesion të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë. Ne inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Si dhe mbështetjen dhe garancinë e SHBA dhe BE”, është shprehur Rama.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033378601074219