INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edison Cavani ka një mendim ndryshe nga të gjithë, ja kush është fituesi i “Topit të Artë” sipas tij

Edison Cavani ka një mendim ndryshe nga të gjithë, ja kush është fituesi i “Topit të Artë” sipas tij

Publikuar më: 19:23 20-11-2018

Edison Cavani i është shtuar së fundmi debatit, se cili e meriton “Topin e Artë” këtë vit. Luka Modriç shihet si favoriti, pasi fitoi edhe çmimin e FIFA për Lojtarin e Vitit, por sulmuesi i PSG-së ka një mendim totalisht ndryshe.

Emrat e tjerë që përfliten si konkurentë të Modriç janë tre francezët: Mbappe, Griezmann dhe Varane dhe sulmuesi i PSG-së mendon se patjetër duhet të jetë njëri prej tyre që duhet të marrë trofeun.

“Për mendimin tim, një francez duhet ta fitojë,” shprehet Cavani për AS.

“Ka edhe lojtarë të tjerë, por duhet të jetë një francez; ata kanë fituar trofe të rëndësishëm. Duhet të jetë njëri mes Mbappe, Griezmann pse Varane.

“Modriç ishte finalist dhe bëri një sezon të madh, por Varane e meriton më shumë.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0053400993347168