INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edmond Tupja dy fjalë Edi Ramës

Edmond Tupja dy fjalë Edi Ramës

Publikuar më: 14:38 14-03-2019

Profesori dhe publicisti Edmond Tupja i pranishëm në tryezën ku është dhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka kritikuar fortë kryeministrin Edi Rama. “Qeveria aktuale, në personin e kryeministrit ka frikë nga teatri. Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre. Sepse në teatër që në kohën e Aristotelit në teatër bëjmë katarsis.Spektatori bën katarsisin, pra zhvishet për të bërë katarsisin sepse nuk mund të shkosh i blinduar dhe të zhvishesh do të thotë ta shikosh veten lakuriq. Të shohësh veten lakuriq në kuptimin e figurshëm do të thotë të kuptosh sa vlen. Dhe kur ti e kupton që nuk vlen ti e urren vetveten. Kjo është për z. Rama”, u shpreh Tupja.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328