INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edukimi ka të bëjë me “të mirën dhe të keqen”...

Edukimi ka të bëjë me “të mirën dhe të keqen”...

Publikuar më: 11:12 06-12-2017

Nga Lira Gjika

Edukimi ka të bëjë me “të mirën dhe të keqen”, “të drejtën dhe të padrejtën”, ndërsa mësimi ka të bëjë me “e di, nuk e di “. 
Edukimi, kjo formë e brishtë krijuese dhe lehtësisht e pervertueshme, kërkon shumë vullnet nga njeriu për tu realizuar. Kërkon impenjim dhe vetëdije deri në ekstrem, sidomos nga institucionet që njeriu ka ndërtuar. Edukimi ashtu si dhe gjuha ( pasi janë të lidhura ngushtësishtë me njera tjetren), “ushqehet” nga e ardhmja. Ndërsa mësimi apo e mësuara “ushqehet” nga e shkuara. 
Edukimi operon në nivelet e thella të gjuhës, atje ku mundësohet krijimi për të ardhmen, ndërsa e mësuara operon në “sipërfaqe” dhe është e lidhur më shumë me vetin e gjuhes si mjet komunikimi dhe jo si mjet krijimi. 

Me leje të posaçme nga Lira Gjlira Gjika.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028140544891357