INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Pas Calvin Harris, Dua Lipa rrëmben këtë verë Bebe Rexhën dhe yllin BOTËROR në koncertin për shqiptarët [FOTO]

Ekskluzive/ Pas Calvin Harris, Dua Lipa rrëmben këtë verë Bebe Rexhën dhe yllin BOTËROR në koncertin për shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 17:35 26-06-2019

”Sunny Hill Festival” rikthehet në muajin gusht në Prishtinë, pjesë e së cilës pritet të jenë disa yje botërore. Organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, njëherësh babai i këngës me famë botërore Dua Lipa, ka konfirmuar datat e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival”. Edicioni për këtë vit do të mbahet më 2/3/4 gusht. ”

Deri më tani janë konfirmuar emrat e artistëve që do të jenë pjesë e këtij festivali. Njomza, Dua Lipa, Calvin Harris, Kida, Ledri Vula janë deri më tani artistët e konfirmuar.

CVB.png

 

Burime pranë INLife.al kanë treguar se mendohet se një ndër artistet që do të vijë në Prishtinë është këngëtarja e njohur Billie Eilish. Vetëm 17 vjeç ajo ka arritur që të fitojë simpatinë e të gjithëve me stilin e saj të veçantë në të bërit muzikë dhe është një ndër kënëgtaret më të famshme dhe më të komentuara për momentin. “Bad Guy” është një ndër këngët e saj më të njohura, e cila me siguri do ta këndojë në “Sunny Hill Festival”.

jnm.png

 

Përpos Billie Eilish, mendohet se do të vijë edhe ylli shqiptar me famë botërore Bebe Rexha.

WRFG.png

Asgjë nuk është e konfirmuar publikisht deri më tani nga organizatorët e festivalit, prandaj nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim dhe të kryqëzojmë gishtat që këto fjalë të jenë të vërteta.

Article Logic
Execution time: 0.0032398700714111