INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Shitja e kravatave të Edi Ramës. Lajla Përnaska zbardh të vërtetën për IN News [VIDEO]

Ekskluzive/ Shitja e kravatave të Edi Ramës. Lajla Përnaska zbardh të vërtetën për IN News [VIDEO]

Publikuar më: 15:44 11-09-2018

n News vendos të nxjerrë në dritë të vërtetën e shitjes së kravatave të dizenjuara nga Kryeministri Edi Rama. Kravata të prodhuara nga biznesi i ish deputetes demokrate Lajla Përndaska, bënë jo pak bujë në opinionin publik. Në intervista ekskluzive Lajla Përnaska na zbardh gjithë të vërtetën.
Kravatat që mbanin firmën e dizenjimit të Kryeministrit Edi Rama tërhoqën vëmendje të gjerë nga qytetarë të shumtë. Ne shkuam në dyqanin ku këto kravata ishin vendosur në vitrinë, teksa zbuluam se ato në fakt nuk ishin në shitje.
Janë 4 modele të cilat janë prodhuar me teknologjinë më të fundit 3 D, e që kanë tërhequr jo pak vëmendjen të madhe të qytetarëve. Shumë prej tyre kërkojnë që ti blejnë, pavarësisht çmimit jo të ulët të një kravate të tillë. Por jo ato nuk janë në shitje.
Në një intervistë ekskluzive për IN News ish deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska rrëfen se ku lindi ideja e një bashkëpunimi të tillë me Kryeministrin.
Lajla Përnaska:
“Modelistët tanë kanë pasur një atraksion nga kombinimi i ngjyrave të zotit Rama dhe fakti që mbasi janë aplikuar dhe integruar në modelin 3D, kanë dalë produkte vërtet shumë interesante. Kjo tregon se kombinimi i ngjyrash është i duhuri për të nxjerrë një produkt 3D”.
Ajo vlerëson shumë artin e Kryeministrit Rama, ndaj dhe kompania që ajo drejton ka zgjedhur që të testojë produktet e saj.
Lajla Përnaska:
“Ka dalë një gjë shumë interesante dhe e veçantë , por që dua të theksoj se nuk janë në shitje, por vetëm të ekspozuara. Nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje shitjeje deri në këto moment që flasim”.
Çmimet e një kravate të tillë për tregun shqiptar justifikohet me teknologjinë dhe punimin e tyre.
Fiordi Përnaska:
“Për kravatat fillimi i çmimeve është me 77 euro, ndërsa për kategoritë e tjera të kravatave që kemi, të cilat variojnë nga 139 deri në 199 euro”.
Kjo është vetëm faza e parë e një bashkëpunimi të mundshëm mes shtëpisë së modës ‘Onus’ dhe Kryeministri Edi Rama, por e ardhmja ende është në ‘mjegull’.
Fiordi Përnaska:
“Mbetet për tu pare. Mbase! Mbase jo!”.
Por për gjithë debatin edhe politik të ditëve të fundit Lajla Përnaska ju përgjigjet në këtë mënyrë.
Lajla Përnaska:
“Unë nuk gjej dot ndonjë arsye denoncimi. Sepse realiteti është ky që ne po shpalosim edhe nëpërmjet medias tuaj. Ne jemi në një aktivitet biznesi”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049