INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët përgënjeshtrojnë qeverinë, nuk janë punësuar mësues të rinj[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:31 12-11-2018

Këtë vit nuk janë punësuar mësues të rinj siç qeveria ka raportuar pak ditë më parë. Këtë opinion ndan eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti në një intervistë për IN News që argumenton se ata mësues që promovon qeveria si të punësuar rishtaz më herët jepnin mësim në shkollat që u mbyllën, pra kanë qënë në sistem. 

“Deklarata e Ministres dhe Kryeministrit që do venë 400 mësues më shumë s’janë të vërteta. Nuk janë 400 që rekrutohen si ndihmës mësues, po janë ata që ngelën papunë,” tha eksperti për IN News.
Qindra mësues që rrezikonin të mbeteshin të papunë për shkak të mbylljes së shkollave kolektive apo se në disa zona të thella nuk kanë nxënës, pasi kanë migruar në qytete të tjera të vendit apo kanë ikur jashtë sipas ekspertit Mehmeti nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të qënë mësues ndihmës. Kujtojmë këtu që mësuesit ndihmës duhen të jenë kryesisht psikologë, pasi merren me nxënësit me aftësi ndryshe.
“A janë të kualifikuar ata si ndihmës mësues? Jo! Kualifikimi do një kohë të gjatë dhe disa janë në prag pensioni. Ata janë të prirur për mësimdhënie në arsimin fillor apo dhe në ciklin e lartë.
Ndihmës mësuesi duhet dhe në klasa që kanë shumë nxënës, përfundon argumentin Mehmeti.

ciomiokii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652