INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperti Mehmeti për ndryshimin e orareve në shkolla, duhej testuar[VIDEO]

Eksperti Mehmeti për ndryshimin e orareve në shkolla, duhej testuar[VIDEO]

Publikuar më: 16:31 15-01-2018

Nisma më e re e qeverisë që duke nisur nga 1 shkurti programi mësimor do ndryshojnë duke bërë 3 lëndë në 6 orë nuk është pritur mirë nga të gjithë. Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti në një intervistë për IN News e quan të nxituar këtë vendim duke shtuar se një program i këtij lloji më parë duhej testuar në dy - tre shkolla, e më tej të merrej vendim nëse është i duhuri apo jo. “Duhej të pilotohej në disa shkolla e më pas të shihej nëse ëshët efektiv a jo. Jam skeptik, një prind s’mund të përfaqësojë 600 mijë nxënës,” tha Mehmeti.

Eksperti hedh e një dyshim të fortë kur thotë se kjo nisëm nuk është propozim i një prindi, por një kopje e keqe e një modeli britanik. Sipas tij shkollat shqiptare nuk kanë kushte të favorshme që të implementojnë varjantin britanik dhe jep këto argumenta.
“Varjanti britanik jep detyra vetëm të premte, tek ne s’ka kushte, ska infrastrukturë. A janë pyetur punonjësit psikosocialë për ngarkesën? Po në klasat kolektive si do arrihet të realizohet?,” shtron disa pyetje Ndriçim Mehmeti.
Edhe pse eksperti i arsimit beson se realizimi i saj do të jetë i pamundur vetë prindërit, nxënësit e mësuesit kur të nisë zbatimi në 1 shkurt do të shohin në praktikë nëse do mundet, që kjo nisëm të gjejë vend në shkollat shqiptare apo jo. Deri atëherë na ndajnë dhe dy javë.

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232