INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksponenti i LSI bën deklaratën e fortë, ''Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet''

Eksponenti i LSI bën deklaratën e fortë, ''Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet''

Publikuar më: 08:55 11-04-2019

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili që në orët e para të mëngjesit ka bërë një komente ironik për Ramën. 'Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet, por vazhdon turizmin', shkruan Vasili në FB.

Sipas tij edhe pse u grabitën miliona euro në aeroport, ministrat vazhdojnë turizmin nëpër Europë.

'As që e prishin terezinë hiç, që të kthehen e të marrin përgjegjësitë, që u rëndojnë sa një mal. Por i çojnë habere dynjasë, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicërijnë me Twitter e paguajnë Fake lajme që të shtyjnë ymrin edhe ca sekonda', shprehet Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

"Shqiperia digjet kryeministri krihet e nuk kthehet,por vazhdon turizmin. Nuk eshte pare dhe nuk eshte degjuar kurre kjo.

Grabiten miliona ne Aeroport Kryeministri me ministrat vazhdojne turizmin neper Europe. As qe e prishin terezine hiç,qe te kthehen e te marrin pergjegjesite,qe u rendojne sa nje mal.

Por i cojne habere dynjase, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicerijne me Tëiter e paguajne Fake lajme qe te shtyjne ymrin edhe ca sekonda. Turp e kane lene kete vend ne dore te horrave qe te bejne ç'te duan. Ndersa keta vetem agjitacion e propagande bejne gjithe diten se puna u ka thene plaç me kohe. Shqiperine e kane te fundit qejfin e tyre te parin."

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344