INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspozita që të bën të “skuqesh” e LGBT, fotot provokuese e kanë një qëllim...[VIDEO]

Publikuar më: 16:11 02-11-2017

Foto provokative që tregojnë detaje nga përditshmeria e komunitetit LGBT. Kjo është ekspozita më e fundit e hapur në Tiranë. Edhe pse ekspozita nuk ka foto të përfaqësuesve të komunitetit LGBT të Shqipërisë, por të shteteve të tjera, sërish ajo ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Kjo ekspozite ka në fakt synim, që të promovohen dhe respektohen të drejtat e komunitetit LGBT. Në eventin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, ambasadorja Holandeze dha këtë mesazh: “Ngrinin zërin për këto tema kaq të ndjeshme dhe të shpërndajnë fotot edhe në rrjetet sociale.”
“Pride Photo Award” është një konkurs i përvitshëm ndërkombëtar, me fokus mbi diversitetin seksual dhe identitetin gjinor. Kjo ekspozitë do të jetë e  hapur deri në datën 17 nëntor.

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014