INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elita Rudi me siguri do i 'urrejë' këto vajza VIP!! Ja cilat rrëmbyen vëmendje në dasmën e moderatores [FOTO]

Elita Rudi me siguri do i 'urrejë' këto vajza VIP!! Ja cilat rrëmbyen vëmendje në dasmën e moderatores [FOTO]

Publikuar më: 21:55 22-09-2018

Elita Rudi dhe Gjiko i thanë “PO” njëri-tjetrit para miqve më të mirë dhe familjarëve dhe tani janë zyrtarisht të martuar. Të ftuarit në këtë dasmë ishin të kuruar në detaje me veshjen e tyre dhe shumë prej tyre ishin personazhe mjaft të njohur në botën e showbiz-it.

Por si kudo edhe këtë here përveç nuses, Elita Rudit, e cila shkëlqeu në dasmën e saj, kishte edhe vajza VIP të tjera që rrëmbyen vëmendjen e medias dhe një ndër to ishte edhe Arjana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu. Arjana vendosi të vishte një fustan të kuq, pak të fryrë, por e veçanta dhe arsyeja pse tërhoqi vëmendjen e medias dhe publikut ishte pasi fustani e kombinoi me atlete. Epo shumë e guximshme me këtë ‘look’, por si duket atë që kërkoi, vëmendjen, dashur pa dashur e mori, shkruan intv.al

-640-0-5ba613896480a.jpg

Një tjetër vajza VIP që tërhoqi vëmendje ishte dhe Nora Istrefi. Edhe këngëtarja e njohur kishte veshur një fustan të kuq që e tregonte mjaft seksi, por duhet thënë se dukej edhe pak si shumë provokuese. Komentet për Norën në median online dhe në rrjete sociale ishin të shumta.

nora.png

Lista mund të ishte akoma edhe më e gjatë pasi çdo personazh i ftuar në këtë dasëm mori vëmendje mjaft të madhe. Epo tani kjo ishte zgjedhja e tyre./intv.al/

-640-0-5ba61388aa33a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028021335601807