INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysaj tashmë vlen “një mal me para”, zbuloni sa kushton futbollisti më i shtrenjtë shqiptar [FOTO]

Elseid Hysaj tashmë vlen “një mal me para”, zbuloni sa kushton futbollisti më i shtrenjtë shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 19:24 08-01-2018

Observatori i Futbollit Europian, CIES, ka përditësuar vlerat e merkatos për futbollistët e kampionateve kryesore në kontinent dhe ka përpiluar 100-shen e atyre me vlerën më të lartë. Një ndër lëvizjet më të bujshme të këtij muaji është ngjitja e shkallëve nga Elseid Hysaj, i cili tashmë vlerësohet si futbollisti i 60-të me vlerën më të lartë në Europë.

Sipas CIES, i cili merr për bazë moshën e lojtarit, marketingun e mundshëm me imazhin e tij dhe kërkesën që ka në treg për një tip të tillë futbollisti apo për një rol të caktuar, mbrojtësi shqiptar tashmë kushton 70,5 milionë euro.

Ky është padyshim vlerësimi më i lartë që është vendosur ndonjëherë për kartonin e një futbollisti shqiptar, qoftë edhe për ata të cilët kanë veshur fanellën e përfaqësueseve të tjera.
Aktualisht, Granit Xhaka është në vendin e 67 në këtë renditje, i vlerësuar 68 milionë euro, ndërsa Shkodran Mustafi mban vendin e 70 me 65,2 milionë euro.
Renditjen e përgjithshme vazhdon ta kryesojë Nejmar me 213 milionë euro, i ndjekur nga Mesi me 202,2 milionë euro dhe Kejn me 194,7 milionë euro.

HYS.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024430751800537