INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana e parandjeu 8 muaj më parë gjatë intervistës! ‘Ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë’ [FOTO]

Elvana e parandjeu 8 muaj më parë gjatë intervistës! ‘Ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë’ [FOTO]

Publikuar më: 23:41 05-10-2018

Sot emri i Elvana Gjatës dhe të dashurit të saj Ervin Mata, janë kthyer në kryefjalë të ditës pasi këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte Ervis Martini.

Masakra që përfundoi me një të vdekur, zbuloi identitetin e partnerit të këngëtares, të cilin ajo e mbante të fshehtë prej dy vitesh, dhe jo më kot.

8 muaj më parë në një intervistë ekskluzive në Xing me Ermalin, Elvana foli për të parën herë për lidhjen e saj të dashurisë, por duke mos përmendur emrin e biznesmenit:

“E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë,”- u shpreh këngëtarja, pa ditur se 8 muaj më vonë bestytnia e saj për t’i mbajtur gjërat e mira për vete, ndryshe gjithçka prishet, do të kthehej në realitet.

elvanaaa.JPG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158