INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëmbëlsira me fara sesami dhe tërshërë

Ëmbëlsira me fara sesami dhe tërshërë

Publikuar më: 10:23 26-05-2018

Farat e susamit janë një nga përbërësit me profil të ulët, por që në të vërtetë meritojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim. Përveç të qenit të shëndetshme, ato mund të përdoren gjerësisht nëpër ushqime të ëmbla dhe të kripura. Ato kanë një aromë dhe një shije të mirë dhe të këndshme që mund të përmirësojë cilësinë e bukës, sallatës, mishit, peshkut, salcave ose (në këtë rast) edhe ëmbëlsirave. Këto ëmbëlsira me fara susami dhe tërshërë mund t’ju ngjiten lehtë nëpër duar, prandaj dhe unë do mundohem që gjithçka ju duhet të pastroni pas përgatitjes të kufizohet në vetëm një lugë dhe një enë ku do bëni përzierjen e përbërësve.

Çfarë ju nevojitet:

175g Tërshërë

50g Fara susami të pjekura

50g Sheqer kaf

90ml Vaj vegjetal

90ml Mjaltë

Çfarë duhet të bëni:

1. Ngroheni furrën në 180°C (160°C për furrat me ventilator) dhe përgatisni një tavë (rreth 20x30cm) me letër pjekjeje

2. Përzini të gjithë përbërësit së bashku në një enë

3. Vendoseni masën e përgatitur në tavën e pjekjes dhe sheshojeni nga sipër në mënyrë që të jetë e niveluar

4. Piqeni për 20-25 minuta. Sipërfaqja dhe anët duhet të jenë në ngjyrë kafe të lehtë.

5. Lëreni të ftohet në tavë për rreth 2 minuta para se të pritet në kubikë (kur të pritet, brumi duhet të jetë ende i ngrohtë dhe i butë)

6. Pasi të pritet, lëreni të ftohet plotësisht para se ta hiqni nga tava e pjekjes

Falenderojmë Jennifer McGliney për shkrimin e publikuar në intv.al.

33786397_10213945811952718_2666324953011322880_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025889873504639