INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emigracioni i fshehur, 90% e studentëve që janë jashtë nuk duan të kthehen më[VIDEO]

Publikuar më: 13:12 01-10-2018

Të rinjtë shqiptarë janë ndër të parë në botë që braktisin vendin për studime dhe më pas për të qëndruar jashtë. E nuk janë pak, por 90%  e tyre. Ky fenomen është bërë publik sot në Kafe IN nga profesor Adrian Cicivi, i cili këtë e quan emigracion të fshehur.
“Kemi 27 - 28 mijë studentë që studiojnë jashtë, 90% thonë se nuk do kthehen më. Këtë vit ishte trefishuar numri i maturantëve që thanë se duan të studiojnë jashtë. Për një pjesë ishte migracion i fshehur”, tha Adrian Civici.
Civici rendit dhe shkaqet se përse gjithnjë e më shumë të rinjtë nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri.
“Një pjesë e të rinjve ndihen të dëshpëruar nga klima politike. Banka Botërore ka llogaritur që 60 mijë shqiptarë largohen në mënyrë të fshehur. Paradoksi tjetër është se kur shikon kërkesat për infermieri që kanë shpërthyer kuptohet që bëhen për të ikur jashtë.” sqaroi Civici në Kafe IN.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607