INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eminem vjen pranë jush më afër se asnjëherë tjetër! Sapo “shkatërroi” Shën Valentinin me Ed Sheeran [FOTO / VIDEO]

Eminem vjen pranë jush më afër se asnjëherë tjetër! Sapo “shkatërroi” Shën Valentinin me Ed Sheeran [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 13:32 15-02-2018

Duhet të kurseni tani e tutje!

Pas plot katër vitesh nga albumi i fundit “Marshall Mathers LP 2” është rikthyer mbreti i muzikës hip hop, Eminen. Ai ka vendosur të rikthehet siç i ka hije, me albumin e tij të titulluar “Revival”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Beyonce, Ed Sheeran, Alicia Keys, X Ambassadors, Skylar Grey, Kehlani dhe Pink.

Në kuadër të publikimit të albumit të tij i cili përmban plot 19 këngë, Eminem ka treguar në rrjetet sociale që do të zhvillojë një tur muzikor në Europë gjatë vitit 2018-të dhe do të vijë pranë shqiptarë më afër se asnjëherë tjetër. Reperi i njohur në datën 7 korrik do të mbajë koncert madhështor përpara fansave të tij në Milano, Itali dhe nëse e keni ndarë mendjen të shkoni, duhet të kurseni pak. Destinacionet e tjera të afërta janë edhe Zvicra me Gjermaninë.

expo.png

 

Por në ditën e Shën Valentinit, Eminem kishte rezervuar një surprizë me fenomenin e momentit, Ed Sheeran.  Dy këngëtaret kanë nxjerrë videon më të re “River”, në të cilën Eminem është i ftuar special, por është një nga 19 këngët e albumit “Revival”.

Në rrjetin social instagram Eminem ka publikuar një pjesë të videos në ditën e të dashuruarve, krah së cilës shkruan: ‘Një Shën Valentin i palumtur”. Klipi i këngës zgjat rreth shtatë minuta dhe flet për dashurinë, por me një fund të hidhur.

Klipi i vërtetë tregon se si lidhja midis një djali dhe një vajze përfundon për shkak të kthimit të një vajze tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213