INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese. Ja fjalët prekëse që i ka dedikuar gazetarja njeriut të shtrenjtë të familjes që humbi jetën

Emocionuese. Ja fjalët prekëse që i ka dedikuar gazetarja njeriut të shtrenjtë të familjes që humbi jetën

Publikuar më: 08:18 15-11-2017

Sot bëhen fiks tre vite që nga koha kur gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur ndryshme dhe si Paloma e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ka humbur motrën e saj Brunën në një moshë shumë të re.

Dhimbja e madhe që ndjen për të motrën e ka shtyrë Palomën të shkruaj disa vargje vërtet emocionuese.

Ja çfarë shkruan gazetarja në rreshtat e dedikimit të saj:

“Ti je dielli i ngrohtë i ditëve të mia të ftohta

Ti je hëna e shndërritshme në netët e errëta

Ti je erë e këndshme flladi në vapën që përvëlon

Ti je gjysma ime .

Nuk mundem ta besoj ikjen tende kurrë . Ti e doje shumë jetën e doje shumë familjen kishe shumë arsye për ta gëzuar rininë tënde.

Zoti të zgjodhi ty për të ndricuar parajsën dhe për të errësuar dhimbjen tonë. Më mungon kaq shumë.

Doja të ndaja me ty ato momentet më të bukura të jetës që ti dikur mi tregoje si përralle dhe sot u bënë realitet. Ma bëre me hile.

Te dua pafundësisht dhe cdo ditë lutem që të jesh mirë dhe të më duash si gjithmonë !

 Jam aty me ty . Bruna Demneri”, shkruan Rudina.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395