INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca na tregon “mikun e saj të ndaluar”, ka një pyetje për të gjithë ju [FOTO]

Enca na tregon “mikun e saj të ndaluar”, ka një pyetje për të gjithë ju [FOTO]

Publikuar më: 20:12 14-11-2017

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit dhe jo më kot cilësohet si “Mbretëresha e Instagramit” në Shqipëri. Enca na ka demonstruar shpesh se i pëlqejnë shumë udhëtimet e kjo lidhet sigurisht edhe me punën e saj, ndërkohë që destinacioni i saj i preferuar mbetet Holanda.
Por gjithnjë që shkel në kryeqytetin holandez, Amsterdam, ajo nuk e humb asnjëherë rastin të konsumojë “bar”. Të njejtën gjë na ka treguar në Instastory.
Sëfundmi këngëtarja 22-vjeçare e cila momentalisht ndodhet në Amsterdam, ka publikuar disa pamje ku ka prezantuar “mikun e saj të ri”, një llullë e cila përdoret për të pirë hashash.
Nga sa mund të dallohet duket se ajo e ka vënë menjëherë në përdorim pasi shihet se në grykën e llullës ndodhet një bimë jeshile...

enci.png


Ajo ka postuar një tjetër foto ku tregon se është në një nga ato vendet ku i harron të gjitha hallet, në “Coffee Shop” për t’u bërë pak “High” dhe i ka bërë një foto menusë së llojeve të drogërave legare duke pyetur fansat se kë të zgjedhë.

kofe.jpg

kafe.jpg


Kë do i sugjeronit ju?! Duhet ndonjëherë, fundja në Amsterdam është legale!

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264