INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Endacakët këtë dimër ja dolën të jetojnë në një strehëz të ngrohtë! IN News ju njeh me histori drithëruese[VIDEO]

Publikuar më: 16:52 10-01-2019

Ky është Fatmir Muça që fati nuk është treguar aspak bujar me të. Ai nuk ka banesë për të futur kokën dhe për këtë arsye nuk krijoi kurrë familje. “Jetoj me pension invalidi, s'kam shtëpi dhe fle në rrugë. S'kam qenë i martuar. Këtu u lamë u ndërruam. Kur të dal nga këtu, dua të bëj dokumenta për strehë në bashki,” rrëfen për IN News, Muça.

Po në këto ditë të ftohta dimri për të dhe dhjetra persona që jetojnë në rrugë, Bashkia e Tiranës ka menduar që t'i strehojë në një nga qendra më të reja në kryeqytet. Këtu ambientet janë të ngrohta dhe kushtet shumë të mira. Histori personale dhe më të dhimbshme se Fatmiri kanë kaluar dhe persona të tjerë që po jetojnë në këtë strehëz. Dy nga ata kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës nëpër burgje dhe deri më sot kanë patur strehë rrugën.
“Kam jetuar në Hamallaj të Durrësit. Po rashë në burg, kam fjetur jashtë duke vjedhur,” tha një tjetër person në situatë rruge.
“Jam tiranas, kam qënë 30 vite në burg. Jetoj rrugëve. Më ushqejnë komshijtë. Erioni bëftë hajër!,” tregon një endacak.
Shumë persona janë braktisur nga familjarët e tyre, ky është dhe rasti i një tjetër endacaku, që pamundësitë ekonomike dhe mungesa e mbështetjes nga të afërimit e tij e kanë nxjerrë në rrugë.
“Kam grua, por ka ikur pas fëmijëve. Nuk paguaja dot shtëpinë dhe më nxorrën në rrugë. Tani që më sollën këtu jam mirë,” rrëfeu një tjetër burrë.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667