INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ëndrra ime u bë realitet!”, ky artist shqiptar bën krenar Jay Z-në [FOTO / VIDEO]

“Ëndrra ime u bë realitet!”, ky artist shqiptar bën krenar Jay Z-në [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 17:49 13-01-2018

Pas shumë koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po zhvillon karrierën e tij muzikore, reperi i njohur shqiptar ka sjellë një këngë të re. Sigurisht që firma me Roc Nation, kompaninë e Jay Z do i sillte vetëm suksese, G4shit, i cili ka publikuar projektin më të ri muzikor në tregun amerikan “Used to Be”.

Komentet në Youtube janë tejet pozitive: ka nga ata që kërkojnë që G4shi të bëhet president, të tjerë që të bëjë një bashkëpunim me Action Bronson.

KOMENT.jpg

G4shi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, ka emigruar jashtë vendit bashkë me familjen kur ishte i vogël. Në 1999-ën u vendosën në Neë York dhe tani, jeton në Brooklyn. Bashkëpunimi i tij i parë dhe i vetëm me një artiste shqiptare ishte “Karma” me Adelina Ismailin.

Ndërkohë që ai para disa javësh ka publikuar një foto me reperin Jay Z ku ka shkruar se që fëmijë e ka patur ëndërr të bëhet pjesë e “Roc Nation” dhe ndihet mirë që ëndrra e tij iu bë realitet.

Article Logic
Execution time: 0.0042970180511475