INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi nis xhirimet në Xhamajka, shihni si do të duket në klipin e ri! Pa mbathje? Ylli BOTËROR ka një pyetje për të!  [FOTO]

Era Istrefi nis xhirimet në Xhamajka, shihni si do të duket në klipin e ri! Pa mbathje? Ylli BOTËROR ka një pyetje për të! [FOTO]

Publikuar më: 22:29 15-06-2018

Ju pëlqen? 

Era Istrefi s’do mund të na bënte më krenarë se kaq këtë verë. Këngëtarja kosovare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili zhvillohet kësaj rradhe në Rusi.

Por mesa duket Era s’ka kohë për pushime sepse prej dy ditësh ka udhëtuar në Xhamajka për xhirimet e klipit të këngës së saj më të re “Prisoner”.

Me ritme reggae, këngëtarja nuk do mund të kishte zgjedhur vendndodhje më të mirë për xhirimin e videoklipit.

Era ka postuar sot një foto ku shihet se në klip do e shohim me një veshje shumë seksi. Ajo shfaqet mbi makinë e veshur me një palë pantallona të hapura në pjesën anësore dhe që të krijojnë përshtypjen se nuk ka veshur mbathje. Por Era shfaqet shumë provokuese edhe në pjesën e sipërme me një palë reçipeta transparente.

Në listën e shumtë të komenteve, vihet re komenti i artistit me famë botërore, Diplo i cili e pyet nëse do jetë në Xhamajkë për pak kohë.

 

eraa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496