INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi tashmë një yll botëror, por e kishit menduar se ky ishte çelsi i suksesit të këngëtares? [FOTO]

Era Istrefi tashmë një yll botëror, por e kishit menduar se ky ishte çelsi i suksesit të këngëtares? [FOTO]

Publikuar më: 18:25 04-07-2019

Një ndër këngëtaret më të komentuara dhe që po dëgjojmë çdo ditë për sukseset e saj në botë është Era Istrefi. Por kjo nuk ka nodhur rastësisht apo falë fatit. Stili i saj unik si në të veshur ashtu edhe në mënyrën se si këndon dhe interpreton në skenë, e cila si del në një skenë nuk del në një tjetër, e ka bërë Era Istrefin të bëhet e njohur dhe gjithë bota të flasë për të. Që prej fillimit të karrierës si këngëtare, Era bëri bujë për stilin e saj të veçantë dhe për grimcat ndryshe që solli në tregun muzikor shqiptar dhe në mënyrën e të veshurit.

look5.png

Era Istrefi tashmë është 'brand' jo vetëm në muzikë por edhe në modë. Fakti që guxoi të dilte ndryshe dhe të prezantonte veten ashtu siç ishte pa marrë parasysh faktin se mund të paragjykohej, ka bërë që këngëtarja kosovare të fitonte simpatinë e shumë njerëzve.

Stilin e Era Istrefit mund ta përshkruajmë si një stil tejet ekstavagant,modern dhe në një hap me trendet më të fundit të modës. Madje mund të themi që ajo vendos për trendet që duhet të ndjekim dhe këtu mjafton që të përmendim pellushin rozë tek këngë “BonBon” që bëri që gjitha vajzat ta veshnin.

maxresdefault.jpg

Era njihet edhe si vajza e eksperiementeve pasi ka guxuar shumë herë me ndryshimin në look.

look6.png

 

look3.png

look1.png

5.png

 

Edhe revista më e rëndësishme e modës “Vogue” ka shkruar për këngëtaren shqiptare duke e konsideruar me shumë stil dhe e ka krahasuar me Rihannën.

vogue.png


Stili i veçantë dhe tipi gati delikat kanë ndihmuar që ajo të shihet gjithashtu edhe si një femër joshëse e provokuese. Nëse do të dish se cilat janë tendencat më të fundit të modës, mjafton që të futemi në Instagramin e Era Istrefit dhe aty do të merrni vesh më të rejat dhe do frymëzoheni se çfarë të vishni vetëm duke parë fotot e saj.

Me këtë veshje ajo është shfaqur në “Alba Festival” bashkë me motrën e saj, Nora Istrefi, ku të dyja ishin veshur nga koleksioni i “Moschino”.

1.2.png

1.1.png

Era e ka përqafuar edhe trendin e streçeve të çiklistëve, e cila duket shumë sensuale.

2.2.png

2.png


Printi i kafshëve mbetet një ndër trendet e preferuara të këngëtares shqiptare.

3.png

3.1.png

Nëse jeni duke kërkuar për syze, Era ka ato më me stil, kështu që frymëzohuni nga ajo.

5.1.png

5.6.png

5.5.png

5.3.png


Neoni është trendi më IN i momentit dhe sigurisht që nuk do kalonte pa u vënë re edhe nga Era Istrefi.

4.1.png

Era njihet edhe për mënyrën se si bën “make-up” i cili është shumë glamour, i veçantë dhe që gjithmonë do të tërheqë vëmendjen.

6.1.png

6.3.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039591789245605