INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi tregon ekipin e zemrës dhe bën veprimin që nuk pritej për këtë lojtar, fansat e ngrenë në piedestal [VIDEO]

Era Istrefi tregon ekipin e zemrës dhe bën veprimin që nuk pritej për këtë lojtar, fansat e ngrenë në piedestal [VIDEO]

Publikuar më: 20:37 06-07-2018

Këngëtarja shqiptare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili po zhvillohet në Rusi.

Të gjithë prisnin që Era të këndonte në ceremoninë hapëse, por në fakt këngëtarja shqiptare do të performojë në natën finale që do të mbahet me 15 korrik dhe në një intervistë të fundit është shprehur se do të gjejë mënyrën për të treguar diçka SHQIP në performancën e saj.

Por këngëtarja e këngës himn të Kampionatit Botëror të Futbollit më në fund, ka zbuluar edhe skuadrën e saj të preferuar në këtë kampionat. Mesa duket, zemra e Era Istrefit rreh për kombëtaren e Brazilit e këtë e tregon në profilin e saj në Instagram.

“Paçi fat @williamborges88 dhe të gjithë skuadrës së Brazilitt. Forca Brazil” – shkruan Era Istrefi në gjuhën portugeze dhe fansat brazilianë kanë vërshuar me komente në videon e saj duke e quajtur Erën si këngëtaren më të mirë.

Ajo ka zgjedhur William për shkak se është pjesë e klipit “Live it up”

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264