INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan rikonfirmohet President i Turqisë, ja fjalët e tij të para, e uron dhe kryeministri Rama [FOTO]

Erdogan rikonfirmohet President i Turqisë, ja fjalët e tij të para, e uron dhe kryeministri Rama [FOTO]

Publikuar më: 21:55 24-06-2018

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në këtë vend, tha se: “Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit”, theksoi presidenti Erdoğan.

Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe Partisë AK duke ua besuar shumicën në kuvend”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, raporton AA. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Të njejtën gjë, sipas kësaj agjencie ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

ER.png

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896