INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj zbulon arsyen se përse ‘u shit’ protesta në Rrugën e Kombit nga Lulzim Basha

Erion Veliaj zbulon arsyen se përse ‘u shit’ protesta në Rrugën e Kombit nga Lulzim Basha

Publikuar më: 15:58 13-11-2018

Tone të forta kundër kreut të Partisë Demokratike nga kryebashkiaku Erion Veliaj. E për ti treguar qytetarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, Erion Veliaj ju tha se janë të mashtruar nga kryedemokrati. Si shembull Veliaj solli dhe sjelljen e opozitës për taksimin e Rrugës së Kombit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij Erion Isufaj.

Erion Veliaj:
“Pa më thoni, pse Luli e la protestën për toll te Rruga e Kombit? Se u tha njerëzve që do kaloheshin mbi trupat e tyre. Pse I la a e dini? Jua them unë: se kunati i vet, mori zyrat në katin e parë në një hotel që do e gjeni në pronësinë e kujt është….Po mirë mo, kështu mendon se do veprojë Luli? Që do vëri gjoba? Po pse nuk flet ai për firmën që do bëjë unazën? Se është Victoria Invest, që në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie, merrte pjesën e luanit në tendera. Po dakord, për këto, po çfarë mendon Luli? Se do vëri gjoba për kunatin e vet? Po jo mo jo, sa të jem unë kryetar bashkie, nuk do të mund të vërë gjoba”.
Konferenca u organizua për të sqaruar oponionin publik për protestën e rreth 300 qytetarëve që u prishen ndërtesat si pasojë e ndërtimit të unazës së re të Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453