INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi “u tall” në emision me të kur kishte të ftuar Elvanën, kundërpërgjigjet Besmir Metani: Ermal je...[FOTO]

Ermal Mamaqi “u tall” në emision me të kur kishte të ftuar Elvanën, kundërpërgjigjet Besmir Metani: Ermal je...[FOTO]

Publikuar më: 21:52 19-02-2018

Të shtunën në “Xing me Ermalin” ishte e ftuar Elvana Gjata. Ermali ndër të tjera përmendi dhe faktin se Elvana Gjata është skualifikuar në “Ethet e së Premtës” dhe ai që skualifikoi këngëtaren ishte Besmir Metani.
“Ishe te Ethet? A të skualikuan?” pyet ai Elvanën. “Ka qenë në garë për skualikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Dmth Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualikuan.

Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk di dmth. Besmir Metani,” – e përsëriti disa herë Ermal Mamaqi duke theksuar se tani Besmir Metani thjesht drejton një emision mëngjesi. Kjo ishte një ironi ‘dashamirëse’ nga ana e moderatorit por si duket nuk e ka marrë dhe me aq sportivitet kolegu i Ermalit “këngëtar dhe moderator” Besmir Metani.

“ Elvana Gjata fiks 15 vite më parë në shkurt e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh. Ermal Mamaqi nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota se sa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay, edhe mos te te duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjeret bashk. E sa per zërin tim o zoti këngetar un sdi si te marrin kompjuterat persiper ty. Ermal je Loti Vu”, shkruan Besmiri në Instagram.

tanii.png

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917