INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ERU miraton rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Sa do paguajmë?[VIDEO]

Publikuar më: 13:32 14-11-2017

Enti Rregullator i Ujit i ka thënë po rritjes të çmimit të ujit për banorët e kryeqytetit. Pra nga janari çmimi i ujit për konsumatorët, që jetojnë në Tiranë do të jetë 65 lekë për metër kub, për institucionet publike 140 lekë/m3, ndërsa për ato private 155 lekë/m3.

Ndërmarrja e Ujësjellës -Kanalizime Tiranë aplikoi në muajin qershor pranë Entit Rregullator të Ujit për një rritje të çmimit të ujit me argumentin se jemi qyteti me tarifat më të ulta në vend dhe se me paratë që do të mbidhen do të kryhen një seri investimesh në rrjetin e kanalizimeve.
Ndërsa në korrik kjo kërkesë kaloi edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës i cili miratoi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet me 20 lekë për m3 duke e çuar nga 45 lekë që është aktualisht në 65 lekë/m3 për familjet dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.
Madje Bashkisë së Tiranës që ka edhe kompetenca të plota mbi ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime, premtoi se pas mbledhjes të parave do të punohet që në 5 vitet e ardhshme banorëve të kryeqyteti tu garantohet furnizim 24 orë me ujë.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941