INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është aktor shumë i dashur për ju, por ja për çfarë studion “Polici i Portokalli-së” [FOTO]

Është aktor shumë i dashur për ju, por ja për çfarë studion “Polici i Portokalli-së” [FOTO]

Publikuar më: 20:39 13-01-2018

Florjan Binaj është një nga aktorët më të dashur për publikun dhe me siguri të gjithë e njohim më mirë me emrin “Polici i Portokalli-së”. Por të themi të drejtën, çdo rol “e qan”.

Kohë më parë ai ka zbuluar se ka studiuar për pikturë, ndërsa së fundmi, në emisionin “Chic” në “News 24”, aktori ka zbuluar se është në përfundim të një tjetër shkolle.

“Edhe pse unë jam i mendimit që çdo vit mbjell një gjë që të çeli vitin tjetër. Shpresoj që ky vit të jetë frytdhënës dhe të mbaroj atë shkollë. E kam mbaruar në 2017-ën si shkollë por siç janë punët që këtu s’të del koha 24 orë janë pak. Kështu që nuk më ka dalë koha të mbyll tre provime dhe më vonë të diplomohem. Shpresoj ta mbyll para se vajza të shkojë në klasë të parë (qesh). Që mos të dalim njësoj me diplomë nga shkolla ajo me të parën dhe unë me arkitekturën.”-është shprehur Binaj. 

chich.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021328926086426