INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është dita më e trishtë e vitit. Le të ngushëllohemi me një përqafim!

Është dita më e trishtë e vitit. Le të ngushëllohemi me një përqafim!

Publikuar më: 13:33 21-01-2019

Sot është ajo që njihet si e “Hëna Blu”, dita më e trishtuar e vitit, e cila gjithmonë bie të hënën e tretë të Janarit. Ky muaj lidhet shpesh me trishtimin dhe humorin e zi. Dhe me të vërtetë në këtë periudhë, ditët janë të shkurtra e gri dhe bilanci bankar shpesh është i dobët për shkak të festave që sapo kanë kaluar dhe kjo bën që të tërhiqemi nga një humor trishtimi dhe nga lodhja. Por këtë vit dita më e trishtë e viti përkon me 21 Janarin ditën e Përqafimeve. Prandaj ne mund të ngushëllohemi duke dhënë përqafime të gjata. “E Hëna blu”, u identifikua për herë të parë në vitin 2005, nga Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff në Angli. Ai përdori një formulë matematikore që kaloi disa variabla të tilla si moti, paratë e shpenzuara për Krishtlindje, rënia e motivimit pas pushimeve dhe nevojës në rritje për të qenë i zënë me punë. Megjithatë, ekspertët sygjerojnë se duhet të ndërmerrni  disa hapa për të rimarrë energji dhe humor të mirë, si kryerja e aktivitet fizik apo dilja me miqtë. Një dietë e pasur ushqimore mund të zvogëlojë lodhjen gjithashtu. Konsumoni bajame që përmbajnë (vitaminë B3), acid folik, hekur, riboflavin (vitaminë B2) dhe magnez; ose vezë dhe drithëra, të cilat përmbajnë substanca që ndihmojnë prodhimin e hormonit të mirëqenies në tru. Nëse e gjithë kjo ende nuk funksionon, ne gjithmonë mund të përqafojmë njëri-tjetrin. Përqafimet janë të mira për shëndetin pasi lirojnë hormonet e të tilla si oxytocin, redukton nivelet e stresit perceptuara, janë të mira për shëndetin kardiovaskular, duke mbrojtur kundër infeksionit dhe janë në gjendje të lirojnë emocione pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504