INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Etrit Berisha zyrtarizohet si kapiten për ndeshjen e nesërme: Kualifikimi për në Europian fillon ndaj Turqisë [VIDEO]

Etrit Berisha zyrtarizohet si kapiten për ndeshjen e nesërme: Kualifikimi për në Europian fillon ndaj Turqisë [VIDEO]

Publikuar më: 18:09 12-11-2017

Etrit Berisha pritet që nesër në mbrëmje ta luajë si kapiten pas mungesës së Ansi Agollit. Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, gardiani i portës sonë është shprehur se nesër është një ndeshje e rëndësishme për të filluar përgatitjet për Europianin.
“Jam i kënaqur me punën që kemi bërë. Kemi patur një javë kohë për të përgatitur këtë ndeshje. Prurjet e reja po sjellin freski në ekipin kombëtar. Me siguri që ka qenë një javë që kemi punuar shumë, që ta përgatitim sa më mirë ndeshjen. Për ne kualifikimi në Europian fillon që nesër dhe duam që ta prezantojmë Shqipërinë në mënyrë sa më të mirë për të krijuar vetëbesimin që do na shërbejë për të ardhmen.
Studimi i kundërshtarëve? Kam parë që Turqia ka disa emra të rinj, të cilët kanë kualitet. Edhe ata janë pak a shumë në një moment trazicioni. Ne duhet të përfaqësohemi sa më mirë, dhe nuk po mendojmë se kush do luajë ose jo te kundërshtarët”, tha Etrit Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824