INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“EURO 2020”/ Kombëtarja e ''pafuqishme'', Turqia na mposht në ''Loro Boriçi''

“EURO 2020”/ Kombëtarja e ''pafuqishme'', Turqia na mposht në ''Loro Boriçi''

Publikuar më: 00:04 23-03-2019

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mire, por në minutën e 21’ ishte Burak Yilmaz që përfitoi nga gafa e mbrojtjes për të kaluar turqit në avantazh.Gjatë fraksionit të parë të lojës vlen të theksojmë që Uzuni dhe Balaj provuan disa herë por goditjet e tyre u neutralizuan nga portieri kundërshtar.

Në pjesën e dytë ishte një tjetër histori me lojtarët e Shqipërisë që vetëm shëtisnin fanellën në fushën e blertë duke mos krijuar asnjë rast shënimi.

Ndërsa në minutën e 55’ ishte “ylli” i Milanit Hakan Calhanoglu që depërtoi bukur për të shënuar një supergol.

Mbrojtja inegzistente ndërsa portieri Etri Berisha vetëm e shoqëroi topin me sy drejt rrjetës.

E paprecedent është fakti që pas golit tifozët e Shqipërisë goditën me shishe uji, portierin Etrit Berisha.

Deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Turqinë që mori 3 pikë të arta në “Loro Boriçi”, ndërsa edhe një herë lëkundet pozita e Christian Panuccit në stolin kuqezi.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719