INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook në kërkim të të rinjve, teston ‘karaoke’

Facebook në kërkim të të rinjve, teston ‘karaoke’

Publikuar më: 09:21 07-06-2018

Ju pëlqejnë karaoket dhe të këndoni live?

Facebook teston një tjetër risi për të gjithë ata që duan të këndojnë.

Mjeti më i ri i rrjetit social i quajtur ‘Lip Sync Live’ ju jep mundësinë të këndoni, të bëni video live dhe t'ua nisni miqve tuaj.

Lip Sync Live do të lejojë që ju të këndoni në kohë reale duke përdorë Facebook Live. Po ashtu do të keni mundësinë që pjesë e klipit tuaj modest të jenë edhe miqtë duke klikuar opsionin ‘ Live with’.

Efektet e kameras funksionojnë në të njëjtën mënyrë si video Live në Facebook. Edhe pse do të jenë live ato mund të postohen dhe të rishihen në një tjetër moment.

Ky opsion u jep mundësinë përdoruesve të zgjedhin një këngë të famshme dhe ta këndojnë live.

Rrjeti social bën me dije se me qindra këngë do të jenë në dispozicionin tuaj duke përfshirë hite si 'God’s Plan' e Drake ‘Happier’ e Ed Sheeran apo Havana dhe sigurisht me të gjitha të drejtat e autorit.

Duket se ky aplikacion është dizejnuar të largojë njerëzit nga aplikacioni MUSICAL.ly i cili përdoret më së shumti nga të rinjtë dhe deri më tani ka regjistruar plot 200 milionë përdorues.

Por duhet të prisni pasi kjo risi është ende duke u testuar.

Mesa duket Facebook po përpiqet të riafroj sërish të rinjtë sidomos pas kërkimit të fundit i cili tregonte se ky rrjet social ka humbur terren përballë Instagram, YouTube dhe Snapchat.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00091814994812012
    array(1) { ["section"]=> string(52) "facebook-ne-kerkim-te-te-rinjve-teston-karaoke-60931" }