INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook sjell opsionin që e kemi dashur të gjithë, por KUJDES keni kohë vetëm 10 minuta

Facebook sjell opsionin që e kemi dashur të gjithë, por KUJDES keni kohë vetëm 10 minuta

Publikuar më: 11:55 06-02-2019

Më në fund Facebook ka vendosur ti lejojë njerëzit të fshijnë mesazhet mesazhet e dërguara pa u menduar mirë. Tashmë të gjithë përdoruesit mund ti fshijnë mesazhet e dërguara thjesht duke klikuar butonin “Delete” në Messenger.

Ama duhet të keni parasysh se keni vetëm për 10 minuta kohë për të ndërruar mendje, sepse pas këtij afati mesazhet nuk do ta kenë më këtë opsion.

Duke nisur nga dita e sotme, me një update të aplikacionit “Messenger” opsioni do të jetë i disponueshëm për celularët iOS dhe Android.

Si do të funksionojë?

Ju duhet të klikoni mbi mesazhin që doni të fshini dhe do t'ju hapen 3 opsione: “forward” dhe “translate” krahas atij “remove”. Duke klikuar këtë të fundit do të merrni dy opsione, për ta fshirë për veten (remove for you) dhe për të gjithë (remove for everyone).

Pavarësisht kësaj, në chatin tuaj do të ekzistojë një njoftim që tregon se një mesazh është fshirë.

removeeeee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029220581054688