INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi e tall duke e krahasuar me Justin Bieber, Noizy nxehet keq dhe e ofendon: Ça thu mër p...[FOTO]

Fansi e tall duke e krahasuar me Justin Bieber, Noizy nxehet keq dhe e ofendon: Ça thu mër p...[FOTO]

Publikuar më: 22:45 24-06-2018

Duhet të mendoheni dy herë para se t’i komentoni Noizyt! 

Ai është një nga reperat më të mirë shqiptarë i cili ka korrur goxha sukses në vendin tonë dhe jo vetëm. Nuk po i përmendim fare hitet e tij të mëparshme, pasi mjafton të përmendin këngën “TOTO” e cila i ka kaluar 8 milion klikime në 8 ditë nga publikimi i saj.

Noizy është shumë aktiv në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e tij të përditësuar me të rejat e fundit nga jeta e tij private dhe profesionale. Ditën e sotme ai ka publikuar një foto të dy albumeve të tij në Instagram ku u ka kërkuar fansave të shkruajnë këngën e tyre të preferuar. Një fans i ka shkruajtur që ka ndryshuar pak tani së fundmi dhe reperi i është përgjigjur duke i thënë që bë Shqipëri e ka arritur atë qëllim që ka patur dhe tashmë po bën muzikë për tregun ndërkombëtar dhe muzika që bënte më parë nuk funksionon.

nojds.png

 

Mirëpo në këtë koment një fans tjetër i ka bërë “reply” duke e ironizuar pasi i thotë” Bëj sa të dush për treg botëror, por nuk do ta njohë njeri dibrën, bota nuk ka nevojë për një Justin Bieber tjetër. Dhe i thotë që të jetë vetvetja.

Ky koment e ka acaruar Noizyn i cili e ofendon duke i thënë: “Ça thu mër pall, shko shit naj shpi mos nxirr vrer.

zdawd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508