Kënga Magjike 2016: Këto janë 3 veshjet më të mira për femrat dhe meshkujt sipas IN Tv [FOTO]

Dec 12, 2016

Kënga Magjike ka pak që ka përfunduar, por magjia që na dhuroi ky festival vazhdon ende…

Ne të intv.al na pëlqen moda dhe stili, kështuqë vendosëm të fokusohemi edhe njëherë tek artistët të cilët përveç vokalit sollën edhe ngjyra në skenë. Pas shumë komentesh dhe diskutimesh vendosëm të përzgjidhnim tre më të mirët si për femrat edhe meshkujt.

Arilena Ara

15253088_1840990596122716_2630484709351620608_n.jpg

Edhe pse Arilena nuk ishte fituesja e mbrëmjes, për ne ajo meriton vendin e parë me veshjen e saj elegante e klasike ndërthurrur kjo me një prekje moderne.

Klea Huta

14566735_590444307808822_8868768653449887744_n.jpg

Klea Huta ishte gjithashtu e preferuara jonë me këtë fustan të zi transparent dhe me elementë romantikë.

Venera Lumani

15338382_100343773796970_5879759126703112192_n.jpg

Edhe pse Venera nuk konkurronte për një çmim, performanca e saj me këtë krijim të Enada At Nikollës i solli mjaft ngjyra dhe ëmbëlsi skenës.

Alar Band

DSC00077.JPG

Nga kategoria e meshkujve do të veçonim fillimisht Alar Band, të cilët guxuan së tepërmi me kostumet e tyre shumëngjyrëshe dhe plot stil.

Endri Prifti

DSC00046.JPG

Endri Prifti ishte gjithashtu nga ata artistë që me një detaj të vogël si bandana në kokë apo qëndisjet në xhaketë na bëri për vete.

Valon Shehu

DSC00045.jpg

Ndryshe nga kostumet klasikë Valon Shehu i solli një frymë rroku këtij festivali. I veshur me të zeza, pantallona me zinxhirë në pjesën e gjurit, xhaketë pak sport pak chic dhe aksesorë metalikë, sigurisht që për ne ishte shumë IN!

 

IN ishte në prapaskenat e natës finale dhe ju fton nesër në orën 20:00 të ndiqni gjerësisht se çfarë ndodhi gjatë spektaklit live.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll