Zgjedhje 2017

    Festivali i Filmit në Kanë: Të gjithë sytë tek tapeti i kuq [FOTO]

    May 18, 2017

    Festivali i 70-të mbahet në Kanë, nga 17 deri më 28 maj, nën drejtimin e Monica Bellucci-t dhe me regjisorin e famshëm spanjoll Pedro Almodovar në presidencën e jurisë.


    Përgjatë këtyre ditëve prezantohen 18 filma, që konkurrojnë për t’u vlerësuar me “Palmën e Artë”, si edhe një numër shumë i madh filmash të regjisorëve nga e gjithë bota.

    Kjo maratorë 10-ditore mbledh yjet nga e kinemasë botërore dhe sigurisht, sytë janë tek fustanet dhe kostumet në tapetin e kuq, që edhe këtë vit presim të na lënë gojëhapur me elegancën. Që prej vitit 1946, aktorët ikonë të historisë së kinemasë kanë qenë pjesë e festivalit.

    Yjet si Sophia Loren, Brigitte Bardot, Nicole Kidman por edhe personalitete si Lady Diana, kanë shenjuar kujtesën e publikut me pamjen e tyre në Festivalin e Kanës.
    Radha e yjeve udhëhiqej nga modelja e famshme Emily Ratajkowski, ndërsa Bella Hadid përsoi një incident të vogël me fustanin pasi ekspozoi të brendshmet.

    bbbb.jpg

    mgf.jpg

    jy.jpg

    PicMonkey_Collage.jpg

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll