INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FBI në kërkim të 13-vjeçares së zhdukur. Prindërit e saj u gjetën të vrarë në shtëpi

FBI në kërkim të 13-vjeçares së zhdukur. Prindërit e saj u gjetën të vrarë në shtëpi

Publikuar më: 15:46 16-10-2018

FBI është përfshirë në rastin e zhdukjes së vajze të mitur nga Wisconsin, prindërit e së cilës u gjetën të vdekur në shtëpinë e familjes. Një alarm ‘Ambert’ është lëshuar për gjetjen e 13-vjeçares Jayme Closs. Policia beson se mund të jetë rrëmbyerën kërcënimin e armës. Policia bëri të ditur se mori rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës një telefonatë më së shumti të padëgjueshme në 911 me dikë që bën thirrje për ndihmë. Korrespondentja e CBS News, Adriana Diaz raportoi se menjëherë pas telefonatës së bërë, sherifi i zonës dhe policët zbuluan trupat e James dhe Denise Closs. Policia po apelon që kushdo që ka informacione të telefonoj në 911. "Duam ta gjejmë vajzën 13-vjeçare shëndoshë e mirë.

e_humbura.jpg

Ky është fokusi ynë", tha Sherifi i Qarkut Barron Chris Fitzgerald. Të hënën ai tha se nuk ka të dhëna lidhur me zhdukjen e Jayme dhe vdekjen e prindërve të saj. "Kam më shumë se 20 vjet që e bëj këtë punë dhe ky është një vend i krimit siç kam parë më parë, por ka diçka të rrallë," tha Fitzgerald. Hetuesit ishin brenda dhe jashtë shtëpisë së familjes Closs të hënën, duke mbledhur prova. Policia thotë se Jayme nuk është e dyshuar për vrasjet. Sherif bëri të ditur se një armë ishte përfshirë në vrasjet e prindërve të Jayme por nuk do të konfirmonte se ata u qëlluan për vdekje. "Është e frikshme, nuk e di se çfarë të presësh më, pavarësisht se ku je", tha fqinji Joan Smrekar. Njerëzit në qytetin e vogël rural janë të shqetësuar për rikthimin e sigurt të Jayme. "Ne të gjithë kemi fëmijë," tha Paula Frisinger, banore e Barron. "Ne shpresojmë që ata ta gjejnë atë”-tha ajo. Në Facebook, nëna e Jayme shpërndante shpesh fotografi me vajzën e saj. Vitin e kaluar, në një post për ditëlindjen e Jayme, ajo shkroi, “Jayme është duke u rritur. Ajo është vajza më e ëmbël dhe më e dashur ... Të dua deri në pafundësi".

banesa_ku.png

"Unë shpresoj dhe lutem që ndihmën e Perëndisë dhe komunitetit, ne të gjithë duhet të bashkohemi dhe të ndihmojmë që ta gjejmë këtë vajzë dhe ta sjellim atë në shtëpi," tha një prind nga shkolla e Jayme. Sherifi tha se po përdorin teknologji infra të kuqe dhe dronë për të ndihmuar në kërkimin.

Article Logic
Execution time: 0.0034852027893066