INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, mos u lodhni fare! Këto 5 lloje meshkujsh do takoni në jetën tuaj!

Femra, mos u lodhni fare! Këto 5 lloje meshkujsh do takoni në jetën tuaj!

Publikuar më: 12:33 23-08-2017
Gjatë jetës ndodh që të gjithë femrat hasin meshkuj të ndryshëm.
Situatat kur i njihni,  i bëjnë të veçantë sipas karakteristikave të tyre. Sipas intv.al këto janë meshkujt që do takoni në jetë:
 
1. Vëllai i mikut tuaj
Mund të ndodhë që miku juaj i ngushtë të ketë një vëlla simpatik. Në këtë rast, ju mundoheni të silleni sa më mirë, sepse jeni në një situatë ku në mes të kësaj bisede është miku juaj. Në këtë rast, sipas intv.al  vëllai i tij ose saj, e ka pak të vështirë t’ju ftoj për takim, por nëse vërtet e dëshiron këtë gjë, nuk e ka problem t’jua bëjë ftesën.
2. Karakteri imagjinar
Këtë karakter, ju keni shumë kohë që e keni krijuar në mendjen tuaj. Sapo njihni këtë person që ka disa karakteristika që përputhen me pritshmëritë tuaja, ju mahniteni. Direkt krijoni idenë se është mashkulli perfekt për ju.
3. Mashkulli punëtor
Ju e hasni atë kudo, në lokal, bibliotekë etj. Ky është shembulli  i mashkullit që nuk e shmangni dot, pasi ndodhet në shumicën e vendeve që ju frekuentoni. Ndodh që të keni një eksperiencë me një tip të tillë.
4.  I kundërti juaj
Ky me të vërtet  është i kundërti juaj, në çdo drejtim. Nuk keni asgjë të përbashkët, por sërish tërhiqeni me njëri-tjetrin. 
5. Me autoritet
Ky tip është më i madh në moshë  dhe gjatë gjithë kohës tregohet shumë xhentil ndaj jush. Ai nuk ka problem me paratë, pra e ka të siguruar jetesën. Fuqia që ai ka, e bën atë më tërheqës. Në shumicën e rasteve, ju bën shumë për vete.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166