INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, parukierja urren këto 6 gjëra te ju, por nuk mund t’jua thotë. Zbulojini!

Femra, parukierja urren këto 6 gjëra te ju, por nuk mund t’jua thotë. Zbulojini!

Publikuar më: 11:12 03-07-2018
Ja çfarë nuk duhet t’i thoni parukieres suaj, sipas intv.al kur vendosni të kaloni një pjesë të kohës suaj duke u marrë me pamjen e jashtme:
1. Do vonohem një orë
Pasi keni lënë takimin tuaj, për t’u rregulluar  mos abuzoni me sjelljen e mirë të parukierit tuaj, duke u vonuar. Ju ndoshta keni vite që e njihni, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë gjithmonë i mirëkuptueshëm me ju, pasi një vonesë ndikon në prishjen e orareve të tjera.
 2. E ke problem të flas në telefon ndërkohë që ju merreni me mua?
Synimi kryesor i parukierit tuaj është t’iu nxjerrë sa më bukur dhe të ndiheni të lumtur me pamjen tuaj. Nëse ju merreni me telefonin, sipas intv.al do e pengoni të përqendrohet te flokët tuaj. Qëndroni disa minuta pa telefon!
 3. Kur do i ulësh çmimet?
Secili  e ka të drejtën e tij të pyesë në lidhje me çmimet, por duke e pyetur vazhdimisht do e vini në siklet. Do ndihet sikur po ndikon keq në financat tuaja me çmimet që disponon.
 4.  A më shkon vërtetë ky model?
Pasi keni vendosur për modelin e flokëve, në fund sërish dyshoni nëse ju shkon ky model. Kjo pyetje do e nervozojë atë, sepse ishit edhe ju që vendoset për ndryshimin. 
5. A keni eksperiencë në këtë fushë?
Kjo pyetje do e ofendojë atë, sepse ju po vini në diskutim aftësinë e tij në punën që bën. Të dyshosh është diçka nromale, por tregohuni më të matur kur dëshironi të bëni kështu pyetjesh.
 6. Nëse e vononi më shumë 
Nëse ju keni lënë takim për të bërë diçka dhe gjatë kësaj kohë ju prishet mendja për të bërë edhe diçka tjetër, kjo gjë e mërzit parukierin tuaj. Duhet të respektoni rradhën tuaj, pasi edhe klientët e tjerë kanë lënë takim.
Burimi: Buzzfeed
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727