INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi i ri i Tarantinos bën bashkë yjet e Hollywood, Leo Di Caprio dhe Brad Pitt

Filmi i ri i Tarantinos bën bashkë yjet e Hollywood, Leo Di Caprio dhe Brad Pitt

Publikuar më: 14:08 01-03-2018

Aktorët Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt do të jenë dy protagonistët kryesorë në filmin e ri të regjisorit Quentin Tarantino.

Filmi titullohet “Once Upon a Time”, ndërsa kjo është hera e dytë që Brad dhe Leo punojnë së bashku pas roleve të interpretuara në filmin e Martin Scorsese “The Audition”.

Regjizori i filmit të famshëm “Pulp Fiction”, ka thënë se filmi i tij i ri do të tregojë një histori që zë vend në Los Angeles në vitin 1969 dhe në filmi e tij do të luajnë Leo Di Caprio në rolin e Rick Dalton dhe Brad Pitt në rolin e Cliff Booth.

“S’do të isha më i lumtur se kaq për kastin e aktorëve që kam zgjedhur”, është shprehur Quentin Tarantino.

Article Logic
Execution time: 0.0029020309448242