INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi juaj i preferuar me kukulla rikthehet në një version të errët, hidhini një sy kastit [VIDEO]

Filmi juaj i preferuar me kukulla rikthehet në një version të errët, hidhini një sy kastit [VIDEO]

Publikuar më: 17:09 25-05-2018

Dy vite më parë, libri i famshëm i Rudyard Kipling u shndërrua në film përsëri nga gjiganti Disney, duke mbledhur fitime që arritën deri në 1 bilion dollarë.

Tashmë do të vijë edhe një version tjetër nga Andy Serkis, “Mowgli”, film i cili do të paraqesë personazhin kryesor në bashkëveprim me njerëzimin edhe njëherë.

Trailerin mund t’a shikoni këtu:

Emra të mëdhenj do të jenë pjesë e filmit nëpërmjet dublimeve të zërave të personazheve kryesore, si;

Christian Bale, Cate Blanchett, Benedict Cumberbatch, Naomie Harris dhe Tom Hollander.

Traileri tashmë ka dalë dhe me aq sa mund të shohim, mund të themi se kjo do të jetë përshtatja më e errët që i është bërë ndonjëherë kësaj historie.

Regjizori Serkins, është shprehur po prodhimi ka shkuar shumë gjatë, për të vetmen arsye se po bëjnë të pamundurën për të sjellë një realizim sa më realist, me shkrirjen e nuancave psikologjike e emocionale dhe performancave fenomenale të kastit në shprehitë e fytyrave të kafshëve.

Filmi do të dali në kinema në 19 tetor 2018 dhe të gjithë ne mezi po presim !

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756