INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalja e Kupës së Italisë të mërkurën, pritet duel shqiptarësh

Finalja e Kupës së Italisë të mërkurën, pritet duel shqiptarësh

Publikuar më: 16:39 14-05-2019

Finalja e Kupës së Italisë  e cila luhet këtë të mërkurë, përveç përballjes Lazio - Atalanta ka rezervuar edhe një duel shqiptarësh.Tomas Strakosha nga njëri krah dhe Berisha me Gjimshtin tek ekipi i Bergamos pritet që të luftojnë për triumfin në kompeticion.

Gardiani i Lazios ishte i dëmtuar dhe mungoi në ndeshjen ndaj Kaljarit, por tashmë mediat bëjnë me dije se ai është rikuperuar plotësisht dhe është gati për finalen. Ndërsa Atalanta ka pasur një sezon fantastik, duke qenë fare pranë kualifikimit në Champions dhe fitores së Kupës. Një sukses ku edhe shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225